Biznesmeni i njohur qëllohet me snajper në mes të Beogradit (FOTO LAJM)

Biznesmeni i njohur nga Mali i Zi, Miodrag Daka Davidoviç, 62-vjeç është qëlluar mbrëmjen e djeshme përpara Hotel “Croën Plaza” në Beograd. Sipas mediave serbe, ai mbeti i plagosur në krah dhe u transportua në një institucion shëndetësor privat me automjete private.

Autori dyshohet se është serb dhe ka qëlluar me snajper.

Sipas mediave malazeze, Miodrag Daka Davidovic është biznesmen i famshëm në fushën e karburanteve . Po kështu ka investuar në prodhimin e pijeve alkoolike, si dhe në ndërtim.
Shtuar më 11/12/2019, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori