Biden bën xhiron e botës, detaji në çorape që u komentua kudo

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara ka tërheqer vëendjen e mediave. Joe Biden u shfaq në një takim në qytetin e tij të lindjes Wilmington i veshur me një palë çorape blu me qen të vegjël.

Dashuria e Biden për qentë është e njohur. Pas 20 janarit, Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë vetëm çiftin e ri presidencial, por dhe dy qentë e tyre Champ dhe Major.

Champ e morën në vitin 2008 dhe tani janë 12 vjeç dhe Majorin, i cili u birësua më 17 nëntor 2018 nga një Azil i Shtetit të Delaëare dhe është vetëm 2 vjeç.

Kjo është hera e parë në katër vjet që kafshët shtëpiake do të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, pasi Donald Trump ishte i vetmi president për gati një shekull që nuk kishte një të tillë.

Shtuar më 24/11/2020, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori