Arrestohet "truri" i masakrës në gazetën satirike Charlie Hebdo
Mediat franceze raportojnë se është arrestuar xhihadisti francez, Peter Cherif, i dyshuar se ka qenë një nga organizatorët e atentatit në gazetën satirike Charlie Hebdo, në janar të 2015 në Paris.

Cherif është kapur në Xhibut dhe tani është në duart e policisë franceze.

36 vjeçari, ishte mik i vëllezërve Kouachi, autorë të masakrës në redaksi. I njohur si Abou Hamza, ai ishte në arrati që prej 2011. Cherif ishte një nga terroristët e shumtë më të kërkuar në botë, shkruan Marianne. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2018, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori