EMRI/ Shoferi i dehur në Kuçovë përplas makinën me trafik ndarësen

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Një makinë tip “Toyota” me targa belge është përplasur me trafikndarësen.

Mjeti është dëmtuar, ndërsa shoferi, Lulzim Sherifi, 70 vjeç, ka shpëtuar pa lëndime.

Policia ka arrestuar shoferin pasi rezulton se ka qenë nën efektin e alkoolit./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 00:19