TRAGJIKE/ Burri mbyt e varros gruan në shtëpi, pastaj denoncon se ajo është zhdukur

Një burrë nga Minesota që pretendoi se gruaja e tij ishte zhdukur është akuzuar për vrasje pasi trupi i saj i mbytur u gjet i varrosur në një hapësirë në shtëpinë e tyre.

Joshua David Fury, 28 vjeç, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi dyshohet se e mbyti gruan e tij Maria Peë Fury, 28 vjeç, duke i vendosur një qese plastike mbi kokë dhe duke varrosur trupin e saj, njoftoi të martën Prokurori i Qarkut Hennepin, Mike Freeman.

Ai e kishte raportuar atë të zhdukur të enjten më 30 prill, por trupi i saj u gjet dy ditë më vonë.

Policia u dërgua në shtëpinë e çiftit pasi Joshua pretendoi se Maria ishte zhdukur dhe ata gjetën celularin e saj brenda.

Një kërkim dy-ditor në shkallë të gjerë u nis me ekipe në terren dhe kërkime me helikopter.

Policia lëshoi një urdhër kërkimi të shtunën më 2 maj në shtëpinë e çiftit Maple Grove ku qentë zbuluan mbetje njerëzore në një hapësirë që nuk ishte më shumë se katër metra e gjatë dhe kishte një dysheme në bodrum.

Një urdhër i dytë i kërkimit i lejoi policisë të gërmonte në vendin përkatës dhe policia kreu zhvarrimin.

Policia zbuloi se shkaku paraprak i vdekjes ishte asfiksimi nga një qese plastike e kapur mbi kokën dhe hundën e saj.

Intervistat e hetuesit me familjen, miqtë dhe nënën e Maria zbuluan se çifti kishte probleme martesore dhe Fury ishte ‘kontrollues dhe posedues’, shkruan Daily Mail.

Nëna e Maria tha që vajza e saj do të largohej prej tij.

Fury u arrestua dhe në fillim dha deklarata të shumta duke këmbëngulur që ai nuk e dëmtoi gruan dhe fajësoi një nga ish të dashurat e saj, shkruan panorama.

Ai përfundimisht rrëfeu se e vrau Maria duke e mbytur me anë të një qeseje plastike në kokën e saj dhe duke e varrosur trupin.


Shtuar 6.05.2020 19:58