“Ai është një përbindësh”, Martial emëron lojtarin më të mirë të Man United me të cilin ka luajtur

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial ka ndarë me France Football opinionin e tij për shokët e skuadrës.

Kur u pyet për të përmendur lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë në fanellën e Manchester United, Martial tha: “Po flasim për një ikonë, kështu që unë do të zgjedh Wayne Rooney”.

“Ai është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai luan gjithmonë për ekipin, gjithmonë 100%, pa bujë.

Përbindësh. Ai është futbollisti perfekt”, shtoi francezi.

Rooney është golashënuesi më i mirë i Manchester United në historinë e klubit. Ai ka 250 gola të shënuar në të gjitha garat.

Kujtojmë se Martial aktualisht nuk është në gjendje të konkurrojë për shkak të lëndimit. /albeu.com/