Këtë vit kanë votuar edhe mbi 700 familje të ngujuara. Ato janë shoqëruar me mjete të blinduara drejt qendrave të votimit nga Shtëpia e
Pajtimit Kombëtar në bashkëpunim me misionarët dhe policinë e shtetit. Ky votim është i pari në historinë e pluralizmit shqiptar.
Agim Loçi, drejtori i Shtëpisë së
Pajtimit Kombëtar, ka thënë se një person nga radhët e të ngujuarve, i cili kishte dalë të votonte i vetëm për pak mund të rrezikonte jetën.
Por ndërhyrja në kohë e policisë dhe misionarëve e shmangu një gjë të tillë.
"Është hera e parë që familjet e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes, pra të ngujuar, votojnë. Është dashur një punë mjaft e madhe me misionarët në terren, koordinatorët e rretheve. Familja është shoqëruar nga misionarët dhe koordinatorët, një tjetër komisionar ka qenë tek qendra e votimit, që ka mundësuar që i ngujuari të votojë pa radhë, nën mbikëqyrjen sigurisht të policisë. Ka pasur një incident në Fan të Mirditës, ku një i ngujuar kishte dalë i pashoqëruar, por ndaj tij u mor menjëherë masa e sigurimit ", tha
Agim Loçi. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011,
ora 15:21