Një komisioner i Partisë Socialiste në qendrën e
votimit numër 345 në Kuq të Shkodrës është goditur me shkelma dhe grushta nga 4 persona, vetëm pak minuta pasi ka dalë nga
qendra e
votimit, pak pasi ka nisur procesi i
votimit.
Në një prononcim për mediat
komisioneri i PS-së tha se
kishin qenë militantë të PD-së të cilët e
kishin goditur.
“Tek
qendra e
votimit ngula këmbë për të zbatuar rregullat e ligjit. Në një moment kur dola jashtë më qëlluan 3- 4 vetë njëherësh me cfarë
kishin në dorë. Më qëlluan me grushte dhe më bënë në këtë gjëndje që jam. “- ka thënë
komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti.
Votimi në njësinë numër 345 në Kuc të Shkodrës është ndërprerë, për tu rinisur më vonë , ndërkohë që
komisioneri i plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2011,
ora 14:31