Sarandë, hidhet në erë makina e drejtuesit të policisë
Hidhet në erë makina e një drejtuesi të policisë së Sarandës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar ku makina me targa W33BFA në pronësi të komandantit të grupit të gatshëm të policisë së Sarandës Aleksandër Lulo ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sipas hetimeve paraprake rezulton se makinës i është vendosur një sasi eksplozivi i llojit tritol.

Shtuar më 09/05/2011, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori