Partia
Komuna të fituara
Kryeson balotazhin
BDI
14
0
PDSH
2
0
RDK
0
0

Komuna Kërçovë

Numëruar: 100.00% e votave
52.32%
47.68%
Pjesëmarrja: 32,571/48,075 votues (67.75%)
Fatmir Dehari - BDI
Bllagoja Despotoski - VMRO-DPMNE

Zgjedhjet lokale 2009



Fitues ishte Bllagoja Despotoski - Tashko (VMRO-DPMNE)

Kandidatë të tjerë:
Bobi Mojsoski (LDP)
Xhavit Ballazhi (DR)
Bllagoja Despotoski - Tashko (VMRO-DPMNE)
Sllobodan Avramovski (LSDM)
Dervish Alimi (PDSH)
Zgjedhjet Vendore - Maqedoni 2013
Shpërndaje

BDI fiton 14 komuna (+ Dollneni në balotazh), PDSH 2, RDK asnjë


Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim është rikonfirmuar si partia me mbështetjen më të gjërë ndër shqiptarët e Maqedonisë.

BDI ka fituar në 14 komuna ndërsa PDSH vetëm në dy, në Strugë dhe Studeniçan ku fitoi mevetëm 26 vota diferencë por ky rezultta kontestohet nga BDI dhe do të ankimohet. Ndërkohë Rilindja Demokratike Kombëtare ka pësuar një zhgënjim të madh duke mos fituar asnjë komunë dhe duke humbur edhe Komunën e Gostivarit ku kandidonte kryetari i kësaj partie, Rufi Osmani.

BDI ka fituar në komunat: Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Dibër, Bogovinë, Likovë, Saraj, Haraçinë, Tearcë, Vrapçishtë, Zhelinë, Bërvenicë dhe Pllasnicë.

BDI do të shkojë në balotazh në komunën e Dollnenit pas rivotimit në njërin prej vendvotimeve të kësaj komune. Në rrethin e dytë do të garojnë Abdulla Bajramovski nga BDI i cili mori me 27,31 për qind të votave dhe Boshe Milloshoski nga VMRO-DPMNE me 28,83 për qind të votave.


Nevzat Bejta fiton Gostivarin


Nevzat Bejta ka siguruar fitoren në Gostivar. Sipas të dhënave nga KSHZ, Nevzat Bejta ka fitur ndaj kandidatit të RDK, Rufi Osmani me një diferencë prej mbi 1100 votash. Bejta ka marrë 19348 vota ose 51.51% të vota ndërsa Osmani 18210 vota ose 48.49 vota.

PDSH fiton në Studeniçan


Azem Sadiku, kandidati i PDSH-së ka dalë fitues në komunën e Studeniçanit, duke grumbulluar 26 vota më shumë se sa kandidati i BDI-së, Fati Iseni. Sadiku ka grumbulluar plot 4225 vota ose 50.15% nga votat e vlefshme, kurse Fati Iseni 4199 vota ose 49.85%.

Sadi Bexheti pranon humbjen


Kandidati i PDSH-së për Tetovën, Sadi Bexheti në një konferencë për shtyp ka pranuar humbjen. "I faleminderoj të gjithë ata që më votuan mua, faleminderoj stafin tim për punën që ka bërë, ndërsa kundërkandidates time i uroj sukses në postin e ri".

Në anën tjetër, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi shpalli fitoren e Ziadin Selës në Strugë ndërsa akuzoi BDI-në se ka blerë votat e maqedonasve në Tetovë.

BDI kryeson në Gostivar


Sipas të dhënave jozyrtare nga Gostivarim në këto momente Nevzat BEjta kryeson me diferencë të lehtë ndaj Rufi Osmanit të RDK-së.


Ali Ahmeti shpall fitore në Tetovë dhe Gostivar


Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp faleminderoi aktivistët e BDI-së të cilët në këto zgjedhje shënuan fitoren më të thellë në historinë e kësaj partie.

Ali Ahmeti ka shpallur fitore në Tetovë, Gostivar, Çair, Studeniçan, Haraçinë, Tearcë, Vrapçisht dhe Bërvenicë.


Vazhdon "lufta" në Gostivar, prin Rufi Osmani


Vazhdon paqartësia për Komunën e Gostivarit. Nga RDK, Avni Dika deklaroi pak më aprë se nga 80% te votave të numëruara, Rufi Osmani kryeson me rreth 500 vota diferencë ndërsa nga BDI shprehen se në fakt, kandidati i tyre Navzat Bejta është në epërsi të lehtë.

PDSH kryeson bindshëm me mbi 6 mijë vota në Strugë



Ziadin Sela i PDSH-së i mbështetur edhe nga BDI kryeson bindshëm në garën për Strugën. Sipas informacioneve jozyrtare të Portalit Albeu.com, për momentin Sela kryeson me rreth 6 mijë diferenvë ndaj kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Koçoski.

VMRO shpall fitore në 6 komuna



VMRO-DPMNE ka shpallur fitore në 6 komuna ndërsa është në epërsi në 5 komuna të tjera.

VMRO-DPMNE ka fituar komunat Çeshinovo-Obleshevo, Staro Nagoriçane, Jegunovcë, Resnjë, Lozovë dhe Karbincë, ndërsa në epërsi është edhe në Manastir, Kavadar, Veles, Butel dhe Koçan.

Osmani: Kryesojmë bindshëm në Tetovë dhe Çair



Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka deklaruar në një konferencë për shtyp se BDI kryeson në Tetovë me mbi 5000 vota ndaj PDSH-së ndërsa është në epërsi edhe në Gostivar. Ai është shprehur gjithashtu se BDI ka siguruar fitore edhe në Tearcë, Haraçinë, Çair dhe Vrapçisht.

-----

Portali Albeu ka filluar me shpalljen e rezultateteve. Për më shumë klikoni në komunat përkatëse.


-----
Në orën 19:00 ka përfunduar zyrtarisht rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni ndërsa jozyrtarisht mësojmë se tashmë janë mbyllur të gjitha vendvotimet në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Pas pak do të fillojmë me shpalljen e rezultateve të balotazhit për komunat: Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Butel, Haraçinë, Bërvenicë, Resnjë, Studeniçan, Tearcë, Vrapçisht dhe Kumanovë.

Qëndroni me ne, mësoni i pari fituesin!


KSHZ: Deri në 17.00 dalja 46,78%


Komisionit Shtetëror Zgjedhor, njoftoi se deri në ora 17.00 në raundin e dytë të zgjedhjeve, dalja në votime ka shkuar 46,78 në për qind. Para dy javësh deri në ora 17.00 kishin votuar 57.53 për qind të qytetarëve.

Ja pjesëmarrja deri në orën 17:00 sipas komunave: Strugë 60,04%, Manastir 51,02%, Veles 58,17%, Studeniçan 51,99%, Kumanovë 47,43%, Tearcë 44,76%, Gostivar 44,65%, Tetovë 47,12%, Çair 34,75%, Haraçinë 58,49%, Vrapishtë 41,83%, Lozovë 78,57% dhe në Strumicë 75,27. Dalje më e ulet në votime është në Saraj 13,35% dhe Shuto Orizare 22,52% për qind.



Lajme flash nga rrethi i parë i Zgjedhjeve



Ali Ahmeti shpall fitoren e Kërçovës


Tashmë Kërçova i kalon në drejtim shqiptarëve. Ali Ahmeti ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka fituar shumicën e komunave shqiptare përfshirë, Kërçovën, Tetovën, Çairin, Dibrën, Zhelinë, Bogovinën, Likovën ndërsa ka epërsi edhe në Gostivar dhe disa komuna tjera. Por, Z. Ahmeti ka pranuar edhe humbjen në Strugë dhe ka ofruar mbështetjen për kandidatin e PDSH-së në Strugë, Ziadin Sela duke i kërkuar antarëve të BDI-së që në rrethin e dytë të votojnë kandidatin e PDSH-së për Strugën.

Thaçi pranon humbjen në Tetovë, Teuta Arifi falenderon votuesit


Ndërkohë lideri i BDI-së Menduh Thaçi ka theksuar se PDSH kryeson në Strugë, Studeniçan, Vrapçisht dhe Likovë. Ai ka theksuar se kandidati i tyre në Tetovë, do të kompensojë diferencën prej rreth 3000 votash në rrethin e dytë.
Nga ana tjetër, Teuta Arifi ka falenderuar të gjithë votuesit duke kerkuar mbeshtetje edhe ne raundin e dyte per te permbyllur kete proces.

BDI shpall fitore në raundin e parë edhe në Likovë


Sadulla Duraku do të drejtojë edhe për katër vjet të tjera Komunën e Likovës. Këtë e kanë konfirmuar pak më parë për Portalin Albeu nga KSHZ lokal në Likovë.

Mediat maqedonase: Humbëm Kërçovën!


Portalet maqedonase kanë publikuar pak më parë lajmin ku njoftohet se maqedonasit kanë humbur Kërçovën ndërsa kandidati i BDI-së është 1300 vota para. A1on shkruan se entuziazmi në shtabin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është mbyllur dhe kanë ikur në shtëpi ndërsa shqiptarët kanë filluar të festojnë.

LSDM shpall fitore në Qendër, Gjorgje Petrov, Veles dhe Strumicë


LSDM ka shpallur fitore në Qendër, Gjorgje Petrov, Veles dhe Strumicë ndërsa njoftojnë se janë në epërsi minimale në Kumanovë.

Nga LSDM pranojnë se skanë humbur thellë në Prilep, Gjevgjeli, Aerodrom dhe Kisela Vodë.

BDI shpall fitore në raundin e parë në Çair dhe Saraj


BDI ka shpallur fitore që në raundin e parë në Çair dhe Saraj ndërsa shkon në raundin e dytë në Jegunovc.

Jozyrtarisht, BDI kryeson në Kërçovë


Ndërsa presim konfirmim zyrtar, i cili pritet të vijë pas pak, Portali Albeu mëson se BDI është në epërsi dhe mundësia e përmbysjes së rezultatit nga ana e VMRO-DPMNE-së është shumë e veshtirë. Presim më shumë detajet ...

RDK: Kryesojmë në Gostivar, BDI nuk po thotë të vërtetën


Artan Dika nga RDK në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Rufi Osmani udhëheq ndaj kandidattit të BDI-së me rreth 3000 vota dhe i ka bërë thirrje BDI-së të distancohet nga shpalljet e hershme të fitoreve.

Në Strugë kryeson Sela i PDSH-së i pasuar nga Koçoski i VMRO-DPMNE


Sipas informacioneve të fundit, PDSH kryeson në Strugë me një diferencë prej rreth 2000 votash ndërsa pasohet nga kandidati i VMRO-DPMNE-së. Në shtabin e BDI-së së Strugës mbretëron heshtje.

Garë e ngushtë në Kërçovë


Garë e ngushtë po zhvillohet në Kërçovë ku her kryeson kandidati i BDI-së e herë ai i VMRO-DPMNE. Në këto momente, po vazhdon numërimi dhe pritet brenda më së voni 2 orëve të shpallen rezultatet përfundimtare.

PDSH humb Tetovën, RDK Gostivarin?!


Heshtje e thellë në PDSH dhe RDK nga ku as nuk konfirmohet e as nuk përgënjeshtrohet pretendimi i BDI-së për fitore në Tetovë dhe Gostivar. E vetmi pretendim është ai për Strugën ku nga PDSH thonë se ata janë në epërsi ndaj kandidattit të BDI-së, Arben Llabënishta.

BDI shpall fitore në Dibër, Bogovinë, Zhelinë dhe Pllasnicë



BDI shpall fitore që në rrethin e parë në komunat Dibër, Bogovinë, Zhelinë dhe Pllasnicë ndërsa deklaron se kryeson në Tetovë, Gostivar, Çair, Saraj, Studeniçan, etj.

Ndërkohë, zëdhënësi Bujar Osmani është treguar i matur për Strugën dhe Kërçovën duke thënë se presin rezultate nga këto komuna.

VMRO shpall fitore në Vevçani, Demir Kapi, Dojran dhe Kamenicë




BDI fiton Pllasnicën, heshtje në PDSH


Burime jozyrtare bëjnë të ditur për portalin Albeu.com se BDI tashmë ka siguruar fitoren në Komunën e Pllasnicës ndërsa që kryeson bidnshëm në Çair.

Ndërkohë, heshtje në PDSH ku përveç akuzave për probleme gjatë zgjedhjeve, akoma ska ardhur ndonjë njoftim për ndonjë fitore të mundshme.

BDI kryeson në Kërçovë?!


Të dhënat e momentit që vijnë nga Kërçova flasin për një fitore të kandidatit shqiptar nga rradhët e BDI, Fatmir Dehari.

Portali Albeu po konfirmon statistikat dhe po vazhdon me publikimin e tyre në komunat përkatëse.

Fillojmë më publikim e rezultateve


Kanë filluar të vijnë edhe të dhënat e para nga qytetet e Maqedonisë. Për të parë të dhënat sipas komunave, ndiqni grafikat e komunave përkatëse.

PDSH: BDI bleu vota



Shefi i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Bekim Fazliu përmes një konference për shtyp deklaroi se Qeveria e Maqedonisë nuk ka arritur të organizojë zgjdhje të lira dhe demokratike ndërsa BDI vazhdoi të blejë vota.


Osmani: Presim fitore në Kërçovë dhe Strugë


"Është me rëndësi që kishim një votim të qetë, duhet të rrespektohet vullneti i qytetarëve dhe fituesi zgjedhjeve të marr obligimet dhe të përmbush premtimet e dhëna gjatë fushatave zgjedhore. Ne jemi në pritje të një fitore të madhe në Kërçovë dhe Strugë. Kishim një dalje të madhe në votimet, e pazakonshme për zgjedhjet lokale në Maqedoni, deklaroi Bujar Osmani për Alsat-M.

19:32: Zoran Zaev shpall fitoren në Strumicë



Përmes faqes së tij në Facebook, vetëm disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve, Zoran Zaev nga LSDM shpall fitoren në Strumicë. Ai ka deklaruar se ka fituar me një diferencë prej 8.220 votash.

Ora 19:00: Mbyllen shumica e vendvotimeve


Në orën e 19:00 janë mbyllur shumica e vendvotimeve në Maqedoni ndërsa pask pak pritet edhe të fillojnë hapjet e kutive të votimit me çka fillon zyrtarisht procesi i numërimit të votave.

Pjesëmarrja deri në 17:00: 57,57 për qind
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes deri në orën 17:00. Sipas kësaj, pjesëmarrja në nivel republikan deri në orën 17 është 57,57 për qind.


18:23 - Deri në ora 17:00 Kërçova me jehonën më të lartë
Numri më i lartë të votuesve deri në ora 17:00 është regjistruar në Kërçovë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këtë komunë kanë dalë për të votuar 72 % e qytetarëve me të drejtë vote. Deri në ora 13:00 ky numër ka shkuar në 54.8 %, por kjo e dhënë mbetet të konfirmohet nga KSHZ.

14:40 - KSHZ: Deri në ora 13, jehona 35%
Deri në orën 13 në Maqedoni të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 590 mijë votues, apo 35 për qind e popullatës. Këto janë rezultatet e 2.861 vendvotimeve apo mbi 96 për qind të tyre.



Pas orës 19:00 këtu do të mund të ndiqni minutë pas minute rezultatet dhe të gjitha zhvillimet nga procesi i numërimit të votave në zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Qëndroni me ne, mësoni i pari fituesin!

Redaksia e Maqedonisë e Portalit Albeu