Presidenti Bamir
Topi këtë të premte ka folur në lidhje me situatën pas zgjedhore gjatë një takimi me delegacion parlamentar të Mbretërisë së
Vendeve të Ulëta.
Ai theksoi rëndësinë e përmbylljes sa më të shpejtë të dhe korrekt të procesit të numërimit.
“Procesi i numërimit të votave që pasqyrojnë shprehjen e qartë të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet vendore të 8 majit, duhet të përfundojë sa më shpejtë në mënyrë që Shqipëria të hedhë edhe një hap tjetër përpara drejt integrimit të saj në
Bashkimin Evropian”, u shpreh
Topi.
Gjithashtu
Topi shprehu falënderime për kontributin e Mbretërisë së
Vendeve të Ulëta në procesin e integrimit të vendit tonë në
Bashkimin Evropian, si dhe vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e shtetit hollandez për njohjen e pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011,
ora 17:38