“Askush nuk e donte vdekjen e fëmijës”, reagon nga Kakavija kreu i Emergjencave

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një prononcim pwr media nga Kakavija, u shpreh se vdekja e fëmijës i cili u shtyp prej ambulancës në afërsi të fshatit Bularat, ishte diçka akasidentale që askush nuk e dëshironte.

Çako u shpreh se kriza e krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës nuk varet nga shteti shqiptar, megjithëse ky i fundit e konsideron si emergjencë dhe i ka vendosur të gjitha strukturat në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët.

“Është një aksident, që në fjalë të parë për sa kohë thuhet aksident mungon dashja, askush nuk e dëshiron. Gjej rastin të ngushullojë familjen e fëmijës së aksidentuar. Të gjithë qytetarët të gjejnë zgjidhjen e duhur në lidhje me portalin apo aksesin që ka hapur qeveria greke, pasi shumica e qytetarëve janë të pajisur me lejeqëndrimi greke.

Është një situatë e cila nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë, të gjitha strukturat janë në gadishmëri në ndihmë të qytetarëve. Vendosja e çadrave të ushtrisë nuk është zgjidhja. Autoritetet janë në kontakt intensiv me palën greke por ne nuk mund të diktojmë çfarë do të bëjnë ata”.- tha Çako.


Shtuar 15.08.2020 09:51