Republikanët mbyllin fushatën
Partia Republikane mbylli zyrtarisht fushatën të premten, duke i bërë thirrje elektoratit që të votojë kandidatin e “Aleancës për qytetarin” në Tiranë, Lulzim Basha.

Sipas kryetarit Fatmir Mediu, programi i kandidatit Basha i jep zgjidhje problemeve dhe abuzimeve të pronave në Tiranë. Mediu i kërkoi simpatizantëve republikane që të mbështetin në këto zgjedhje kandidatet e “Aleancës për qytetarin,” pasi programi i saj i vjen më në ndihmë qytetarëve.

Kryetari Fatmir Mediu ironizoi edhe sloganin e opozitës, duke e cilësuar rrugën e vetme të Ramës, si rrugën e interesave të tij
Shtuar më 06/05/2011, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori