Raporti i KSHH kritikon procesin e zgjedhjeve
Gjatë procesit zgjedhorë janë hasur disa problematika si, shpallja me vonesë e listave paraprake dhe sensibilizimi i qytetarëve për procesin e votimit. Vetëm 4 ditë para ditës së votimeve të zgjedhjeve lokale të 8 majit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar sot raportin për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në këtë raport kostatohen disa problematika gjatë procesit zgjedhor si shpallja me vonesë e listave paraprake të zgjedhësve si dhe sensibilizimi i qytetarëve për procesin e votimit.

Gjithashtu KSHH-ja thekson në raportin e saj se atmosfera parazgjedhore është e tensionuar, tension që sipas saj është influencuar nga gjuha e urrejtjes së dy liderëve kryesorë të partive politike. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2011, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori