“Nuk kishim jelek shpëtimi”, Bajraktari tregon tragjedinë dhe si u njoh me adoleshenten

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg”, për 25 vjeçarin Iindrit Bajraktari i akuzuar për mbytjen e 17 vjeçares në plazhin e Velipojës.

Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e Indrit teksa mësohet se ka thënë: “Kemi qenë të dy pa jelek mbrojtës dhe kemi rënë pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Ka ardhur një cift tjetër me motoskaf dhe më thanë se po njoftojnë ata të motorskafëve se ishin dy vetë dhe nuk kishte vend për mua.

Nuk di si ka përfunduar celësi i motoskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Nuk mbaj mend asgjë. Për 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not.

Kam tentuar të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjece, ndaj dhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje.”


Shtuar 23.08.2020 07:28