Rama: Nuk do të cënohet vota
Kryetari i PS-së Edi Rama ka prezantuar fituesin për komunën e Shëngjinit Salvador Kaçaj. Në një prononcim për shtyp Rama u shpreh: “Tiranën e kemi fituar, thjesht ndjekim me qetësi përpjekjen e dëshpëruar të atyre që nuk pranojnë faktin që qytetarët i votojnë kundër”.

“Për çdo parti sado të vogël porosia jonë ka qënë të respektohet çdo votë e kujdo qoftë pasi tek vota qëndron themeli i bashkëjetësës tonë.Ne e kemi përjertuar se çfarë do të thotë cënimi i këtij themeli pas prekjes së votës 2 vjet më parë” theksoi Rama.

Gjithashtu Rama i bëri thirrje qytetarëve të ndjekin me qetësi procesin e numërimit të votave pavarësisht zvarritjes që po i bëhet. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2011, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori