Policia: Janë dorëzuar 2765 kuti votimi
Gjatë gjithë procesit zgjedhor, policia e shtetit ka qenë e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, ndërsa nga të gjitha qendrat e votimit, vetëm në 12 raste, uniformat blu kanë ndërhyrë, sikurse dhe në shtatë raste të vogla, duke vënë përpara përgjegjësisë, shkelësit e ligjit, kështu deklaron policia e shtetit përmes një deklarate për shtyp.

Policia informon se janë dorëzuar gjithsej 2765 kuti votimi, kjo pas orës 19.00.

Nga policia Gjirokastër janë dorëzuar 280 kuti, në Tiranë 106 kuti, ne Vlorë 263, Fier 140 kuti, Berat 287, Durrës 340, Elbasan 438, Korcë 232, Lezhë 113, Shkodër 205 kuti votimi. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2011, ora 22:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori