Lulzim
Basha, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës është përballur me akuzat publike të një pedagogeje. Gjatë një takimi me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit një pedagoge është ngritur në këmbë nga salla dhe e ka thirrur Bashën, “Ti je një vrasës, ke lënë 4 palë jetimë, maskara”.
Ndërkohë në video shikohet se studentët kanë duartrokitur në momentin kur
pedagogia ka hedhur akuzat kundër kandidatit
Basha.
Basha përrballë këtij momenti të vështirë u ka bërë thirrje studentëve për qetësi, dhe i është përgjigjur pedagoges se "këto janë vetëm shpifje".
Gjithçka duket dhe dëgjohet qartë nga video.
Pedagogia, Flora Hanelli, është nxjerrë jashtë nga truprojat e Bashës.
Një nga studentët ka filmuar pamjet me celular dhe më pas
videon e ka hedhur në
youtube. /albeu.com/
Shikoni
videon:
Në një intervistë për televizionin News 24
pedagogia Flora Hanelli ka treguar arsyet e këtij reagimi.
Shikoni
Videon:
Shtuar më 03/05/2011,
ora 18:02