OSBE/ODIHR- vlerëson punën e policisë
OSBE/ODIHR-i ka vlerësuar punën e policisë së shtetit shqëiptar në lifdhje me ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Eksperti i Sigurisë së Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për Zgjedhjet Vendore në Shqipëri, Laszlo Belagyi, deklaroi se përkushtimi i policisë së shtetit në këto zgjedhje ishtë i kënaqshmë dhe i lartë.

“Profesionalizmi dhe përkushtimi që Policia e Shtetit tregoi gjatë përmbushjes së detyrës së tyre në këtë periudhë ishte i lavdërueshëm. Nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjit apo aktivitete të tjera dëmtuese për asnjë oficer policie nga vëzhguesit afatgjatë apo afatshkurtër. Të gjithë vëzhguesit afatgjatë kanë përmendur dhe lëvduar marrëdhëniet shumë të mira me Drejtoritë Rajonale të Policisë. Mesa duket, trajnimet e kryera për zgjedhjet nga ana e policisë në lidhje me detyrat e tyre, kanë qenë pjesë domethënëse e suksesit tuaj”, theksoi Belagyi./albeu.com/
Shtuar më 26/05/2011, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori