Meta prezanton Durim Hushin në Elbasan
Ilir Meta
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir meta, ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit "Aleanca për Qytetarin", për kryetar të Bashkisë së Elbasanit, Durim Hushi. Në këtë takim elektoral Meta u shpreh i bindur se Elbasani do të votojë për projekte konkrete, për projektin madhor të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit.

Lideri i LSI-së me tej ka premtuar ndërtimin sa më shpejt të autostrades Tiranë-Elbasan.

“Do bëjmë autostradën Tiranë-Elbasan. “Aleanca për qytetarin”, për të gjithë shqiptarët. Të gjithë fituan nga koalicioni i integrimit, liberalizmi i vizave dhe në datën 8 maj, do të fitojë qytetari” ka deklaruar Meta. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2011, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori