Incidentet elektorale nuk ndalen edhe pse jemi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve lokale. Mbrëmjen e së martës në Lezhë ka ndodhur një tjetër incident elektoral , ku janë plagosur dy kandidatëve të forcave kryesore politike në zgjedhjet e 8 majit është shënuar mbrëmje e së martës në Lezhë.
Në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Fishtë të qytetit të Lezhës janë konfliktuar
kandidati i Partisë Demokratike Jak Zhuba dhe
kandidati i Partisë Socialiste Zef
Hila.
Nga burimet në vendngjarje mësohet se në këtë përplasje midis kandidatëve janë përfshirë edhe simpatizantë të forcave politike.
Mësohet se
kandidati i Partisë Socialiste Zef
Hila bashkë një tjetër simpatizat të PS-së janë goditur më mënyrë të papritur nga
kandidati i PD-së Zhuba dhe nga pesë persona të tjerë.
Hila dhe simpatizati i PS-së kanë marrë disa plagë në kokë, pasi janë goditur disa herë me tytën e pistoletave.
Ndërkohë edhe policia e Lezhës ka konfirmuar incidentin elektoral midis përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike të cilët kandidojnë në Komunën Blinisht.
Hila dhe simpatizati i plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që Zhiba sipas policisë është thirrur në polici për të dhënë sqarime.
Shtuar më 04/05/2011,
ora 09:28