Kolegji Zgjedhor në Shqipëri të marrë
vendime të mbështetura në ligj, këtë thirrje bëri sot kreu i Delegacionit të Parlamentit Europian për Europën-Juglindore Eduart
Kukan.
Kukan theksoi se nëse ka paqartësi dhe çështja nuk zgjidhet nga
Kolegji Zgjedhor ai rekomandoi që ti drejtohen institucioneve ndërkombëtare si Komisionit të Venecias.
“Ekspertë ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit
Zgjedhor duhet të marrin
vendime të mbështetura në ligj dhe nëse ata kanë paqartësi, mund t’u drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndoshta Komisionit të Venecias, që ka profesionistë të vërtetë. Ne po i bëjmë thirrje këtij
Kolegji të ndjekë procedura profesionale, transparente dhe të marrë
vendime të pavarura nga politika. Mendoj që institucionet ndërkombëtare mund të ndihmojnë në garantimin e marrjes së vendimeve nga
Kolegji Zgjedhor,
vendime që duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe të pavarura", tha
Kukan.
Më tej Kokan ka thënë në një intervistë për Në radion “Deutche Welle” se prishja e integritetit të procesit
zgjedhor e ka dëmtuar shumë Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2011,
ora 15:49