Kukan në Shqipëri për zgjedhjet
Eduard Kukan, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, i mbërritur në Tiranë për zgjedhjet e 8 majit, zhvilloi të shtunën disa takime. Gjatë një interviste për Top-Channel, zoti Kukan tha se vizita e tij në Tiranë duhet të shikohet si një shenjë interesimi nga Parlamenti Europian për vendin tonë.

“Qëllimet e takimeve të misionit do t’i shërbejnë marrjes sa më shumë që të jetë mundur informacion nga shumë lojtarë në këtë shoqëri, siç janë ato qeveritare, opozita, media dhe organizata jo qeveritare. Qëllimi këtyre takimeve është mbledhja e sa më shumë informacioni që do të raportohet në Parlamentin Europian”, tha Kukan.

“Ne shpresojmë që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të drejta, por dhe të jenë organizuar ashtu siç duhet. Të dielën do të marrim përgjigjen e duhur për atë që ne presim”, nënvizoi Kukan.

Pyetjes, a do të ketë sanksione për Shqipërinë nëse këto zgjedhje nuk do t’i arrijnë standardet e kërkuara nga Komuniteti Ndërkombëtar, raportuesi Kukan iu përgjigj: “Unë nuk do të doja të spekuloj se çfarë do të ndodhë. Le të presim rezultatin”. /albeu.com/

Shtuar më 07/05/2011, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori