Pasurim të paligjshëm dhe skandalin me vdekjen e fëmijës në Kakavijë, Blendi Gonxhe páditet në SPAK

Nisma Thurje ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal për kreun e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për përfitime të paligjshme dhe sipas aktivistëve kallëzimi është bërë ditën e sotme në orën 11:30.

Aktivistët e kësaj nisme i kanë kujtuar opinionit edhe deklaratën e zyrtarit të shtetit në lidhje me ngjarjen tragjike në Kakavijë ku Gonxhe fajësonte nënën e të miturit që u përplas për vdekje nga një autoambulancë.

“Shpërdorim detyre”, “përfitime për shkak të detyrës”, “tendera korruptiv”, dhe përfitime për shkak të detyrës të tenderave në favor të kompanive që drejtohen prej tij”, janë disa nga akzuat që përmend nisma në dosjen ndaj Gonxhes.

“Sot në 11:30 aktivistë të Nismës ‘Thurje’ do dorëzojnë pranë SPAK kallëzimin penal për z. Blendi Gonxhja. Pasurimi në mënyrë të paligjshme i zyrtarëve të lartë dhe pandëshkueshmëria u jep këtyre të fundit guximin që të tallen me qytetarët si në rastin e fundit në Kakavijë, duke bërë fajtore nënën për humbjen e jetës së fëmijës. Kjo duhet të marrë fund!”, thuhet në një reagim në “Nismës Thurje”.

Blendi Gonxhe u vendos në qendër të kritikave për reagimin e tij lidhur me aksidentin fatal në Kakavijë. Fëmija nga Lezha, bashkë me familjen priste të kalonte doganën në Kakavijë. Ishin ditët kaotike kur emigrantë shqiptarë, u detyruan të prisnin në radhë kilometrike dhe kushte të vështira për të kaluar kufirin.

Gonxhen ka qenë shpesh qendër e akuzave të opozitës por edhe të personazheve që kanë pritur me shqetësim reagimin për ngjarjen në Kakavijë. Zyrtari është ka akuzuar për përfitim tenderash duke shpërdoruar detyrën, përmes një kompanie nën pronësi të bashkëshortes.


Shtuar 20.08.2020 10:28