Pas shumë debatesh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e PS-së për pezullimin e ankimimit për rezultatin e Tiranës, duke e argumentuar këtë me
shqyrtimin që po bëhet ndërkohë në Kolegjin
Zgjedhor. KQZ ka vijuar mbledhjen me
shqyrtimin e ankesave të planifikuara në rendit e ditës.
Anëtarët e Partisë Socialistë në KQZ u kërkuan që të pritet deri sa Kolegji
Zgjedhor të shprehet për çështjen që ka në dorë për shqyrtim.
Por, nga ana tjetër përfaqësuesit e djathtë, kanë thënë se KQZ duhet të vijojë me rendin e ditës, pasi ankimimet janë bërë me vullnet të lirë të vetë subjekteve të interesuara.
“Thelbi i ankimit është i njëjtë. Gjykimi im është që kërkesa për
pezullim deri në shprehjen e Kolegjit
Zgjedhor për këtë çështje është e drejtë dhe këtë e parashikon dhe Kodi
Zgjedhor”, tha Dëshira Subashi. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2011,
ora 11:30