Sali Berisha priti sot në një
takim, Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z.Eugen
Grossruck. Kryeministri falënderoi
Grossruck për interesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, si dhe kontributin e vazhdueshëm që ai ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy
vendeve, por edhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në Austri dhe në Evropë dhe në nxitjen e interesit të investitorëve e publikut austriak ndaj vendit tonë.
Na ana tjetër
Grossruck e uroi kryeministrin Berisha për
fitoren e Partisë Demokratike dhe të koalicionit që ai drejton në zgjedhjet 8 majit, në veçanti për
fitoren e kandidatit Lulëzim Basha, në Bashkinë e Tiranës,
Grosruk shoqërohej nga një delagacion i cili përbëhej nga një numër profesionistësh, intelektualësh të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të biznesit austriak.
Ata vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të reformave të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe dhe u interesuan për mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për biznesin e huaj dhe investimet.
Në
takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe qeverive të dy
vendeve në shumë fusha. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2011,
ora 16:43