Goro: Bollano e pranoi humbjen si qytetar
Fituesi i bashkisë së Himarës, Jorgo Gora i cili garonte nën sigën e Partisë Socialiste “Aleancës për të Ardhmen”, ka deklaruar se rivali i tij Vasil Bollano e ka pranuar humbjen në mënyrë të civilizuar dhe qytetare.

Madje sipas tij asnjë militant a simpatizant i Vasil Bollanos apo kandidatëve të tjerë për postin e kreut të bashkisë nuk e ka kontestuar verdiktin e dhënë nëpërmjet votës së qytetarëve.

“Sapo u konfirmua në KZAZ-në përkatëse në Vlorë fitorja ime dhe humbja e Bollanos, ai më ka uruar me mesazh telefonik. Mbasi ka ardhur në Himarë, më ka takuar dhe më ka uruar për fitoren. Madje, Bollano është treguar shumë njerëzor dhe shumë qytetar. Në ditët në vazhdim ai do të bëjë dhe dorëzimet, si dhe do flasim për gjithçka, për të mirën e himariotëve, si dhe për projektet që janë në vazhdim, që t’i çojmë ato më tej”, deklaroi Goro. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2011, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori