Kanë nisur
mitingjet përmbyllëse
elektorale të zgjedhjeve të 8 majit, pas një fushate të gjatë e intensive. Dy partitë kryesore politike në Shqipëri,
Partia Socialiste dhe
Partia Demokratike kanë
filluar mitingun përmbyllës të kësaj gare
elektorale.
Partia Socialiste ka
filluar mitingun e saj final në orën 19:00 në pallatin "Asllan Rusi", nën mbështeten e qindra simpatizantëve të cilat kanë mbushur pallatin e sportit Asllan Rusi.
Ndërkohë edhe
Partia Demokratike së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim sapo kanë
filluar mitingun përmbyllës në orën 19 e 30 në sheshin “Nënë Tereza.
Partitë e tjera më të vogla i kanë mbyllur
mitingjet e tyre, paraditen e sotme.
Të shtunën do të ketë heshtje
elektorale ku nuk do të transmetohet asnjë spot publicitar për kandidatët si dhe partitë politike nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet elektoral. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011,
ora 19:53