Butler: Standarte zgjedhore, pastaj në BE
Zëdhënësja e Komisionerit europian për Zgjerimin Stefan Fyle, Natasha Butler deklaroi sot në një konferencë për shtyp së, Shqipëria duhet të plotësojë standardet zgjedhore si një detyrim në raport me procesin e integrimit në BE.

Butler tha se presidenti Barroso dhe eurokomisioneri Fyle janë duke ndjekur nga afër situatën në Shqipëri.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të garantojë zbatimin e shtetit ligjor dhe rezultatet e zgjedhjeve duhet të dalin sa më pare”, tha Butler.

Anulimi i vizitës së paralajmëruar nga presidenti Barroso në Shqipëri nuk tregon mungesë angazhimi, përfundoi Butler. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2011, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori