Butler: Garantoni zgjedhje të lira
Natasha Butler, zëdhënësja e komisionerit evropian Stefan Fyle, tha të enjten se zgjedhjet janë në duart e autoriteteve Shqiptare dhe ato duhet të garantojnë transparence si dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Përgatitja e zgjedhjeve është në duart e autoriteteve shqiptare dhe përbën një prioritet afat-shkurtër për Shqipërinë që të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente më 8 maj, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ky është dhe një nga kriteret kyç të opinionit” , tha Butler.

“Më lini të bëj të qartë se është me të vërtetë pikë kyçe që të garantohet bashkëpunimi konstruktiv mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës. Autoritetet shqiptare dhe opozita nuk mund ta humbasin këtë shans. Ne e kemi deklaruar shumë qartë se është kyçe në opininon për Shqipërinë që në qoftë se vendi do që të përparojë në rrugën e integrimit europian këtë vit, atëherë zgjedhjet lokale duhet të përmbushin, plotësisht standaret e OSBE-së dhe ato ndërkombëtare”, tha Butler. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2011, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori