Berisha: Divjaka, e bukura e dheut
Kryeministri Sali Berisha, në mbrëmje është ndalur në Divjakë, ku ka prezantuar kandidatin e “Aleanca për qytetarin” për Bashkinë e këtij qyteti, Irakli Gorea.
“Sot ne jemi më dinjitozë se kurrë në historinë tonë, lëvizim pa viza në mbarë Europën. Sot ne mblidhemi në këtë shesh pasi Shqipëria, ky vendi s`ekzistonte në hartën e turizmit por ne e kemi shndëruar në të bukurën e dheut, destinacionin më të bukur të globit. Ne bëmë që ekonomia të ngrihet fuqishem dhe të kryesojë ne Europe gjatë 3 viteve të fundit”.

Kreu i qeverisë ka premtuar dyfishim të pensioneve dhe të rrogave.

“Reformat që ju mbështetët benë të mundur të dyshishohen pensionet në fshat dhe dyshishojmë rrogat e ulëta dhe të mesme, të përgjysmohen taksat, te dyfishohen bizneset. Pra ne rrugën tonë ne ja kemi dalur të shndërojmë në realitet ëndrra shekullore dhe të shndërrojmë në realitet, suksese të cilat as që mund ti imagjinonim më parë”. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2011, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori