Kandidati për
kryebashkiak në Tiranë,
Lulzim Basha, përdor edhe mundësinë e fundit për fushatën elektorale, komunikon me zgjedhësit në
Facebook. Sot para se te mbyllet fushata zgjedhore
Lulzim Basha ka komunikuar me fansat e tij në faqen zyrtare në
Facebook.
Në komunikimin e fundit në këtë rrjet social, ku ka arritur në 279,340 fansa, për më shumë se një orë, kandidati për
kryebashkiak u është përgjigjur pyetjeve lidhur me taksat, çmimet, politikat zhvillimore të Tiranës,
strehimin, transportin publik etj.
Përveçse në takimet në çdo cep të Tiranës, në universitete apo në garat e tyre sportive,
Basha ka qenë i pranishëm edhe në festat e organizuara nga të rinjtë, siç ishte edhe ajo e një nate më parë.
Të rinjtë zënë një vend të veçantë në projektin e
Lulzim Bashës për arsimin, punësimin dhe
strehimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011,
ora 19:08