Murrizi ironizon ekspertët: Nuk i besoj Pëllumbit më shumë se NASA-s

Deputeti Myslim Murrizi duke folur në lidhje me aktin normativ për mbajtjen e maskave me detyrim në ambientet e mbyllura ka ironizuar vendimet e komunitetit të ekspertëve.

Murrizi u shpreh mosbesues për masat e ndërmarra, ndërkohë që shtoi se nuk ka besim tek mjekët dhe tek këshillat e tyre.

“Dëgjova me vëmendje fjalimin e ministres. Akti normativ i propozuar nga Manastirliu duhet që shqiptarët të mbajnë maska. Ka kohë që e gjithë bota është lëmsh dhe unë nuk është se besoj shumë në doktor imagjinar, të cilët thonë herë mbani dorashka se bëjnë mirë, pastaj thonë nuk ka efekt.

Kemi peshën e mizës ndaj mos na flisni sikur luajmë rolin e elefantit. A v.desin njerëz nga këto apo ku di unë. Se të jesh e sigurt zonja Manastirliu që unë nuk i besoj më shumë Pëllumbit, se di më shumë se NASA, harroje! Por unë nuk besoj tek ky vendimi i fundit i sazeve.”- tha Murrizi.


Shtuar 23.07.2020 11:54