Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët kanë goditur dhe punonjësit e policisë gjatë tubimit përpara Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Urim Marku 27 vjeç, i dënuar më parë për "Plagosje të rëndë me dashje", me detyrë punonjës në Bashkinë e Tiranës dhe Shpëtim Marku 36 vjeç.
Këta persona, kanë kundërshtuar me dhunë dhe fyer punonjësit e policisë në krye të detyres", duke shtyrë, goditur me sende të forta forcat e policisë, me synim kalimin me dhunë të kordonit të policisë, i cili ishte vendosur me planizimin në pjesën hyrëse të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Punonjësit e policisë, të cilët aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe në Spitalin "Nënë Tereza" Tiranë.
Shtuar më 20/05/2011,
ora 11:18