Arrihet marrëveshja: Kakavija do të qëndrojë e hapur përtej orarit për kaluar 1000 udhëtarët e fundit

Arrihet marrëveshja që pala greke në doganën e Kakavijës të qëndrojë e hapur përtej orarit të deklaruar.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.

Xhaçka: Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmërisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mëngjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.


Shtuar 16.08.2020 21:14