“Johnny ky fëmijë është i joti!” Çfarë ndodhi në gjyqin e Depp

Një grua e paidentifikuar i thot Johnny Depp gjatë një pushimi në procedurat gjyqësore, me pretendimin se ai ishte babai i fëmijës së saj.
Deklarta u bë pasi gjyqtarja Penney Azcarate u largua nga salla e gjyqit.

“Johnny, të dua! Shpirtrat tanë janë një”, bërtet gruaja teksa u ngrit me foshnjën.

Depp thjesht u kthye nga ajo, buzëqeshi dhe e përshëndeti me dorë – siç ka bërë shpesh gjatë gjyqit, i cili hyn në javën e shtatë të martën.
Gruaja më pas mbajti fëmijën dhe pretendoi se Depp ishte babai ndërsa një avokat iu afrua asaj.

Avokati largoi gruan nga salla e gjyqit, duke i marrë kartën e identifikimit që i mundësoi hyrjen në gjyq.

Deklarata shkaktoi pak bujë në sallën e gjyqit që duhej të qetësohej.

Sipas një gazetari të Law & Crime, gruaja në fjalë më vonë tha se po bënte shaka.