“Sherri” i bujshëm me Ermal Mamaqin, Bes Kallaku sqaron njëherë e mirë raportin mes tyre (FOTO LAJM)

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka folur ditën e sotme në një intervistë për emisionin “N’Zoom” dhe ka sqaruar raportin e tij me kolegun Ermal Mamaqi.

Ermali dhe Besi kanë pasur një konflikt virtual prej shumë kohësh.

“Sherri” virtual mes dy aktorëve nisi pas një deklarate të Bes Kallakut ku tha se “diferenca mes tyre është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”.

Aktori e cilësoi raportin e tyre si një marrëdhënie normale shoqërore, dhe shtoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë inat profesional me njëri-tjetrin.

“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat profesional me njëri-tjetrin. Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”


Shtuar 26.03.2022 08:35