Arrihet një tjetër marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord këtë të diel për të hapur dy korridore të reja humanitare, për evakuimin e civilëve që ndodhen në vijën e parë të frontit të luftimeve.

Lajmin e bëri të ditur zëvendës-kryeministrja Iryna Vereshchuk, e cila deklaroi se korridoret do të hapen nga rajonet e Luhansk dhe Donetsk. Kjo mundëson lejimin e njerëzve të largohen me makinë private nga qyteti jugor i Mariupolit.

Raportohet se Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko./albeu.com/