Shkodrës nuk i "plas" për zgjedhje, Berati shënon rekord pjesëmarrje
Edhe tre orë mbyllën kutitë e votimit dhe pjesëmarrja duket e ulët në zgjedhje. Nga të dhënat e KQZ-së, mësohet se pjesëmarrja në rang kombëtar deri në orën 16:00 është 35.80 për qind, mjaft e ulët krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë, pjesëmarrjen më të ulët e shënon Shkodra me 29.55 për qind, ndërkohë rekordin, nëse mund të quhet i tillë, e shënon Berati me 43.51 për qind.

Pjesëmarrja sipas qarqeve:

Tiranë 36.41 për qind
Berat 43.59 për qind
Dibër 34.21 për qind
Shkodër 29.55 për qind
Korçë 26.58 për qind
Elbasan 34.25 për qind
Kukës 31.40 për qind
Gjirokastër 38.49 për qind
Lezhë 34.19 për qind
Durrës 32.44 për qind
Fier 33.36 për qind
Vlorë 31.91 për qind
/albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori