Erling Haaland ka folur për idhullin e tij të fëmijërisë

Futbollisti i ri i Manchester City, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka folur për idhullin e fëmijërisë së tij.

“Babai im, sigurisht, por edhe Aguero. Unë kam shumë bluza me emrin Aguero në shtëpi”, pranon sulmuesi.

Prindi i Haaland ka luajtur për Manchester City nga viti 2000 deri në 2003. Sergio u largua nga Etihad në vitin 2021 pasi fitoi 4 trofe në Premier League dhe shënoi një rekord 260 gola për ekipin.

Kujtojmë se që nga janari i vitit 2020, sulmuesi ka luajtur për Borussia Dortmund, për të cilën ka mundur të shënojë 86 herë dhe ka dhënë 23 asistime në 89 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 10.07.2022 22:56