OSBE apelon për zgjedhje të qeta në Maqedoni
Përfaqësuesit e OSBE-së të cilët janë duke vëzhguar procesin zgjedhor nëpër të gjitha qendrat e votimit, i kanë bërë apel qytetarëve dhe politikanëve që të mbajnë zgjedhje të qeta në Maqedoni.

Koordinatori special përgjegjës për misionin e OSBE, Roberto Bateli, pritet të mbajë një konferencë për medie këtë të hënë, si dhe do të japin vlerësimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

"Unë ju uroj më të mirën popullit në Maqedoni dhe shpresoj se ne do të duhet të shkruajmë një qëndrim pozitiv për ditën e zgjedhjeve", tha përfaqësuesi i OSBE Azaj Gulijev.

Kujtojmë se janë gjithsej 667 vëzhgues të huaj dhe 7585 vëzhgues vendas të cilët po monitorojnë zgjedhjet e sotme parlamentare. /albeu.com/


Shtuar më 11/12/2016, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori