I vendosën eksploziv poshtë “Range Rover-it”, kjo është dëshmia e zyrtares në Shkodër

Ditën e djeshme drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka i vendosën një sasi tritoli poshte makinës tip “Range Rover”.

Tritoli ishte i mbështjellë me një qesë kroesantësh “Molto”, dhe sipas grupit hetimor kishte të integruar edhe pajisjen e telekomandimit të shpërthimit.

Në dëshminë e saj Kuka ëshë shprehur se nuk ka konflikt me askënd.

I dyshimte mbetet fakti se si është kuptuar që poshtë automjetit është një pako e dyshimtë, pasi ka qenë vetë zyrtarja që ka njoftuar policinë.

Policia ka rrethuar perimetrin dhe ka evakuuar punonjësit e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër. Nga ana tjetër po administrohen edhe kamerat e bizneseve të zonës dhe te godinës se DSHP për të bërë të mundur identifikimin e autorit të vendosjes së pakos me tritol.