Ish-kryetari i
Gjilanit, Qemajl
Mustafa, ka komentuar zgjedhjen e Lutfi Hazirit të LDK-së
kryetar të këtij qyteti.
Mustafa përmes një statusi në FB ka drejtuar akuza ndaj disa
subjekteve politike duke mos i specifikuar, të cilat, sipas tij, ndonëse nuk kanë lidhur marrëveshje me Hazirin, ndihmuan që ai të zgjidhet
kryetar.
“Ju që u takoni
subjekteve tjera
politike dhe që nuk formalizuat marrëveshje publike me Luten e me LDK-në por që mbrëmë, menjëherë pas orës 19.00 vrapuat të fotografoheni me fituesin, jeni e keqja e vogël e demokracisë. Ju jeni transparent.
E keqja e madhe janë ata qe kanë lobuar tinëzisht, kane votuar ndryshe nga ajo që e thonë dhe nuk dalin n'syret me kryetarin. Me sa di unë të dy këtyre llojeve u thuhet KAMELEONE po ky soji i dytë ka elemente të dukshme të HIENES. Eeee keta, ta djegin "çergën" keq.
Qeshtu është ne këto hapësirat ku jetojmë ne, s'behet ndryshe as lehte as shpejte!”, ka shkruar
Mustafa.
Kujtojmë se ish-kryetari i
Gjilanit, Qemajl
Mustafa, bashkë me 8 ish-zyrtarë komunalë të tij janë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që nga viti 2016. Ata akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.
Mustafa ka qenë
kryetar i komunës së
Gjilanit për dy mandate nga viti 2007 deri në vitin 2013.
Shtuar më 20/11/2017,
ora 12:25