Kërçova në festë, Dehari: Jam krenar që jam bir Kërçove
Kandidati i BDI-së për Kërçovën, Fatmir Dehari ka falënderuar të gjithë kërçovarët për besimin e dhënë.

Në një atmosferë feste ai u shpreh se ndjehet krenar që është bir Kërçove.

"Kanë ngelur edhe pak vendvotime. Tani në këto momente dallimi është rreth 6 mijë vota ne favor timin. Nuk bëhet fjalë për eufori bëhet fjalë për vetëdijen e lartë të kërçovarëve. Kanë treguar respekt për të kaluarën dhe të ardhmen dhe unë me plotë me shpirtë e them se jam me fat që jam bir Kërçove", ka deklaruar Fatmir Dehari. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori