Rrihet komisioneri i PD në Peqin
Një incident ka ndodhur edhe në Qarkun e Elbasanit, ku siç raportohet sekretari i qendrës së votimitfshatit Fatish në Peqin është dhunuar, duke bërë që procesi i votimit të ndërpritet.

“Ishin 5-6 persona për të votuar, në momentin kur hynë disa persona jo të qendrës sonë të votimit. I kërkova të mos futeshin brenda kur më goditën. Nuk ishin banorë të fshatit”, tha sekretari, i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Policia po merr në pyetje personin e dhunuar dhe dëshmitarët e këtij incidenti. /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2017, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori