Haki Rugova: Nuk e njoh rezultatin në Istog
Votat me postë dhe ato me kusht tashmë kanë përmbysur rezultatin preliminar të zgjedhjeve komunale në komunën e Istogut. Në bazë të numërimit të votave, kandidati i AAK’së, Gani Dreashaj, e merr timonin e udhëheqjes së komunës së Istogut duke mposhtur kështu Haki Rugovësn e LDKK’së.

E ky i fundit në një deklaratë për Gazetën Express, ka thënë se nuk do ta pranojë një rezultat të tillë. Thotë se i njëjti është i manipuluar.

“Ato janë vota të manipuluara dhe nuk kam koment për to. Votat e tilla unë nuk i pranoj dhe nuk e kam ndërmend që t’i pranoj deri në fund. Me këtë punë duhet të merren organet e hetuesisë. Thjeshtë këtu ka vepër penale. Përcilleni qartë procesin dhe shiheni se është tërësisht i manipuluar ky proces”, ka thënë Rugova për Express.
Ai tutje deklaroi se në kutitë e votimeve ka pasur persona që jetojnë në Kosovë e që nuk janë njerëz që jetojnë jashtë.

“Po vet fakti që po i shihni votat që vijnë bllok. Është ardh vota prej njerëzve që jetojnë në Kosovë e që nuk janë fare prej njerëzve nga jashtë. Këtu ka fakte dhe ato ne do t’i dëshmojmë”, ka thënë ai. Tutje ai deklaroi se nuk fare normale që të gjitha votat të shkojnë vetëm për njërin kandidat dhe tha që votat me postë janë të manipuluara dhe rrjedhimisht ai këtë proces e quan të shtrembëruar dhe nuk e pranon.

Megjithëkëtë, janë numëruar shumica e votave me kusht, votave përmes postes dhe votave te personave me nevoja të veçanta në Istog. Sipas reszultateve të deritanishme, Gani Dreshaj i AAK’së ka 671 vota më shumë se Haki Rugova i LDK’së.
Shtuar më 23/11/2017, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori