Gruevski pranon dështimin me gjysmë zëri
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka dalë me një deklaratë për shtyp ku sqaroi me gjysmë zëri se humbja e tyre ishte e madhe.

“Si kryetar i partisë, kam përgjegjësinë më të lartë për rezultatet zgjedhore, e për tërë këtë punë, për shkaqet për rezultatet dhe drejtimin e ardhshëm do të diskutohet menjëherë pas zgjedhjeve”, tha Gruevski.

Ai paralajmëroi se për të gjitha parregullsitë do të parashtrojë ankesa dhe se do të analizohet se çka ka kontribuar për rezultatet zgjedhore.

“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, ndërsa VMRO-DPMNE-ja është parti e madhe me simpatizantë të shumtë”, tha Gruevski.

Para zgjedhjeve, tha ai, ka pasur atmosferë jodemokratike, kushte jokorrekte, kërcënim ndaj kandidatëve për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së, është krijuar atmosferë e drojës, me të cilën kanë tentuar të ndikojnë te njerëzit. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2017, ora 00:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori