Gruevski, i pakënaqur nga mbarëvajtja e procesit të votimit
Kreuu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski realizoi të drejtën e tij të votës në rrethin e dytë me çka akuzoi për atmosferë jodemokratike, kërcënime sistematike dhe shantazhe mbi qytetarët.

“Atmosferën demokratike për fat të keq në këtë periudhë nuk mund ta shohim. Sa kishte parregullsi në rrethin e parë, edhe më shumë u përforcuan në rrethin e dytë”, ka thënë Gruevski.

Ai shtoi se ”njerëzit shantazhohen hapur me humbje të vendit të punës, posaçërisht administrata, me padi penale, mospërfitim beneficionesh, … ky është një organizim masiv, sistematik.”

Sipas tij, megjithatë këto probleme, VMRO-ja nuk do të përkulet, duke përfunduar se lufta e kësaj partie sapo ka filluar. /albeu.com/




Shtuar më 29/10/2017, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori