Gjykata dënon me kusht një person që votoi 2 herë
Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi sot Eshref Krasniqin, personin që akuzohet se votoi dy herë në zgjedhjet e vitit 2014.

Eshref Krasniqi është dënuar nga Gjykata në Prishtinë për votimin dy herë në zgjedhjet e vitit 2014.

Gjykata Krasniqit ia ka shqiptuar dënimin me kusht prej tre muajsh, me periudhë verifikimi për një vit.

Tri ditë më parë Krasniqi e pranoi fajësinë, duke thënë se votoi dy herë, por nuk e dinte se ishte gabim.
Shtuar më 26/01/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori