Garë e ethshme në Vorë, kryetari del nga kutia e fundit
Një garë jashtëzakonisht e fortë po zhvillohet në Bashkinë e Vorës ku duket se rezultati do të vendoset në kutinë e fundit. Deri më tani, në këtë bashki janë numëruar 38 nga gjithsej 42 kuti dhe kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili kryeson me vetëm 92 vota kundrejt Luan Sallakut të koalicionit të majtë, por që është kandidati i LSI-së raporton postali Albeu.
Në total, Fiqiri Ismaili ka 7 272 vota deri më tani, kurse Luan Sallaku 7 180 vota.

Bashkia Vorë përmbledh qytezën e Vorës dhe komunat Prezë dhe Bërxullë. KZAZ-ja që numëron votat e kësaj bashkie ka përfunduar me kutitë e Vorës ku fitues ka dalë Fiqiri Ismaili me 129 vota plus dhe tashmë është duke numëruar kutitë e Bërxullës ku kandidati i majtë gëzon një avantazh minimal prej 21 votash deri më tani.

Ndërkohë, ka mbaruar edhe numërimi i kutive të Prezës, pjesë e Bashkisë Vorë, ku ka fituar Luan Sallaku me një rezultat prej 15 votash plus.

Përllogaritet që në katër kutitë e fundit që kanë mbetur të jenë rreth 730 fletë votimi, të cilat do të vendosin edhe kryebashkiakun e ri të Vorës. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2015, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori